Ajo u shfaq e veshur me të zeza nga koka deri tek këmbët

Kim Kardashian padyshim  është një nga femrat më të përfolura në botë ku tërheq vëmendjen për look-un e saj.

Fansat gjithmonë  e kanë  komentuar bukuroshen për fotot ku ajo ekspozon hiret e saj trupore por edhe kur ajo nuk ekspozon trupin e saj sërish ja del të  jetë në qendër të  vëmendjes.

Ajo ka habitur  të gjithë ndjekësit  e saj me veshjen e fundit, ku shfaqet e mbuluar kokë e këmbë me lëkurë të zezë.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ka postuar në rrjetet sociale disa foto ndërsa zbret nga makina me një kostum të zi lëkure të markës Balenciaga dhe një maske, e cila e hapur në pjesën e pasme për bishtin e gjatë të  flokëve.

Ajo u fotografua  nga paparacët teksa dilte nga një makinë luksoze ku e gjithë  veshja e saj ishte e zezë  kombinuar me çizme të gjata.

Klan News