SPAK arreston dy shqiptarë dhe shpall në kërkim Rezart Taçin, në skemë edhe 4 italianë

Zbardhet skema e pastrimit të parave të mafies italiane qe merren me trafikimin e drogërave te forta.  Prokuroria e Palermos, në bashkëpunim me SPAK, kane vënë në pranga 4 italiane dhe 3 shqiptarë.  Skema e pastrimit të parave është bërë ndërmjet tre vendeve, Shqipërisë, Italisë dhe Zvicrës. Në bazë të këtij hetimi është bërë e mundur sekuestrimi i shumës mbi 18 milionë euro.

Prokuroria e posaçme ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim biznesmenin Rezart Taçi si pjesë të kësaj skeme që funksiononte në fushën e hidrokarbureve. Biznesmeni i hidrokarbureve sipas prokurorisë në funksion të kryerjes së kësaj veprimtarie ka angazhuar në këtë veprimtari personat e tij të besuar.

Bëhet fjalë për Bledar Lilo dhe Artur Balla, të cilat janë vënë në pranga. Prokuroria thekson së dy të prangosurit Lilo dhe Balla kane kryer veprimeve dhe transaksioneve bankare në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, veprime të cilat janë realizuar vetëm pjesërisht dhe nuk është arritur që të realizohen plotësisht, për shkak të veprimeve hetimore të kryera nga Prokuroria. Po ashtu thuhet nga SPAK se shqiptarët do të merrnin përqindjen e tyre për këto transaksione.

Ndërkohë që në vendin fqinj të përfshirë në këtë skemë janë 4 persona, njëri prej tyre që ka rënë në pranga është Fabio Petruzzella, me profesion kontabilist, vëllai i një magjistrati të Palermos. Ndërsa 90- vjeçari Francesco Zummo që dyshohet të jetë kreu i skemës së mashtrimit së bashku me të birin, është akuzuar dhe hetuar nga Giovanni Falcone për lidhje me mafian italiane. Për 90-vjeçarin është vendosur masa e arrestit shtëpiak. Nga të dyja prokuroritë vijojnë hetimet për të zbuluar nëse ka edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë.

Klan News