Pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira, ku përgjatë kufirit lindor do të ketë shfaqje të pakta të reshjeve të dëborës në zonat e thella malore. Por mesdita dhe orët vijuese përmirësojnë kushtet e motit, duke rikthyer kthjellimet.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me -3°C. Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës, me 15°C.               

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det, me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi verilindor, duke krijuar në det dallgëzimi 4 ballë./tvklan.al