Territori shqiptar mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të dukshme do të jenë në orët e mesditës dhe lagështira e lartë në ajër do të ndihmojë në krijimin e shirave të papërfillshëm dhe të izoluar. Ndërsa paraditja dhe mbrëmja në vendin tonë do të jenë kryesisht në ndikimin e motit të kthjellët dhe kalimeve të lehta të vranësirave.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të bien në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 29°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./tvklan.al