Sipas MeteoAlb, nën mbizotërimin e motit të kthjellet vijon Ultësira Perëndimore ndërsa kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash përgjatë shtrirjes Lindore.

Orët e mesditës bëjnë që vranësirat të bëhen më të dukshme në zonat malore dhe pjesërisht në zonat e ulëta, por mundësia për reshje thuajse zero. Gjatë pasdites dhe natës pritet largim gradual i vranësirave nga i gjithë territori.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi  verior – verilindor duke krijuar në brigjet e Jonit dallgëzim 5 ballë./tvklan.al