Pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta, por kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash do të ketë në zonat malore. Gjatë orëve të pasdites, vranësirat e lehta do të përfshin pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar bregdetin ku kthjellimet do të jenë dominante.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 7°C deri në 28°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./tvklan.al