Stadiumi i luftëtarit ka qenë gjithnjë një fushë e vështirë për Partizanin. Në ndeshjen e javës së 18, takimi i fundit për këtë vit, të kuqtë janë ndalur në barazimin e tretë radhazi.

Takimi përfundoi 1-1. Skuadra e Skënder Gegës gjeti golin në pjesën e parë të takimit. Një aksion dhe finalizim mjaft i bukur nga Malaj. Kryesuesit e kampionatit nuk mundën ta ruajnë avantazhin pasi me fillimin e pjesës së dytë pasuan golin e barazimit. Autor është Ymeraj. Për shkak të mos gjetjes së avantazhit nga të dy palët, fundi i ndeshjes solli edhe tension mes lojtarëve. Edhe pse u akorduan 9 minuta shtesë, skuadrat nuk mundën të gjenin golin e avantazhit.

Të kuqtë e mbyllin vitin si kampionë të dimrit me 37 pikë në renditje. Ngjitet në vendin e dytë Kukësi që fitoi 2-0 ndaj Kastriotit të vendit të fundit. Verilindorët shënuan shumë shpejt që në minutën e 2 me Limajn. Dyfishimi i rezultatit erdhi nga Reginaldo në minutën e 35. Kukësi ka tashmë 34 pikë, 3 më pak se Partizani i vendit të parë.

Tv Klan