Pas një ndërprerje 5-vjeçare, këngëtarja e njohur Adele do të rikthehet sërish me produksione të reja muzikore. Albumi i cili ishte parashikuar të publikohej në Nëntor të vitit që lamë pas, duket se do të vijë shumë shpejt për fansat e këngëtares.

Menaxheri i saj, Jonathan Dickins, në lidhje me albumin e Adele u shpreh: Sa më shpejt aq më mirë.

Nuk dihet me siguri data e publikimit dhe fansat janë kurozë për këngët që do të jenë pjesë e albumit sepse këngëtarja njihet për këngët kushtuar një zemre të thyer dhe kanë filluar aludimet se ndonjë prej tyre mund t’i dedikohet edhe ish-bashkëshortit të saj, Simon Konecki./tvklan.al