Përhapja e koronavirusit në gjithë botën, i ka detyruar njerëzit të mbyllen në shtëpi për të ruajtur shëndetin e vetes dhe të tjerëve rreth tyre.  

Edhe Kylie Jenner është izoluar në shtëpi dhe vazhdimisht përmes postimeve të ndryshme në rrjetin e saj social Instagram informon fansat si po shkon dita e saj.

Në një postim të bërë së fundmi, Kylie shprehet se periudha kur ishte shtatzënë e ka përgatitur për izolimin, tani si pasojë e COVID-19.

Jam në ditën e tetë. Shtatzënia ime më përgatiti për këtë. Nuk e lashë shtëpinë prej muajsh”, shkruan Kylie e cila mbishkrimi ne saj e ka shoqëruar edhe me një emoji të mërzitur./tvklan.al