Gazetarja Anila Sefa ka mësuar se Kastriot Hasalla i akuzuar për vrasjen e Romeo Hasallës në vitin 2021 është dënuar me 35 vjet heqje lirie.  

Gjykata e Lushnjes ka dhënë sot vendimin. Pikërisht pas këtij vendimi ka ndodhur një atentat në fshatin Ballagat ku mbeti e plagosur Bajame Senej, motra e Kastriotit.

Për këtë ngjarje, Afrim Hasalla, vëllai i Kastriotit, akuzon Shaip Hasallën, babain e Romeos që humbi jetën dy vite më parë. (Lexo më shumë)

Romeo Hasalla

Po kush është Kastriot Hasalla?

Kastriot Hasalla akuzohet për vrasjen e kushëririt të tij Romeo Hasalla,30 vjeç, më 29 Korrik të 2021-shit. Ai u vetëdorëzua në polici dy ditë pas ngjarjes ku u plagosën edhe babai i Romeos, Shaipi dhe dy vëllezërit e tij, Laerti dhe Emiljano.

Në lidhje me këtë ngjarje u arrestuan fillimisht edhe vëllai e djali i Kastriotit, Afrim dhe Marjo Hasalla.

Kur u vetëdorëzua, pranoi se ka qëlluar ndaj kushëririt të tij, Romeos. Por ai tha për Klan News asokohe, pak para se të shkonte në polici se ngjarjen e ka kryer ai dhe kërkoi të liroheshin vëllai dhe djali pasi nuk kanë përgjegjësi.

Shkak për sherrin që përfundoi në tragjedi mes familjeve ka qenë një pronë me ullinj./tvklan.al

(Video e vitit 2021-Intervista e Kastriot Hasallës për ngjarjen e 29 Korrikut)