Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Albert Brojka në krye të Bashkisë së Tiranës, nuk përfaqëson më Partinë Demokratike, por vetëm Fatos Nanon dhe miqtë e tij socialistë. Kështu është shprehur sot kryetari i demokratëve të Tiranës, Vili Minarolli, duke përfaqësuar dhe qëndrimin zyrtar të kësaj partie.

Kryebashkiaku Brojka nuk do të ketë më mandatin e Partisë Demokratike. Kjo vjen menjëherë pas pjesmarrjes së Brojkës në ceremoninë zyrtare të festimit të 55-vjetorit të Çlirimit, dje më 29 Nëntor.

Vili Minarolli, deputet i PD:- “Zoti Brojka është kandiduar dhe ka fituar me votat e PD dhe demokratëve të Tiranës dhe në momentin gjë secili prej atyre nuk përfaqëson votat e atyre që votuan përatë sigurisht është edhe në moralin e çdo njeriu që të bëj. Lidhur me konferencën e sotme për shtyp, në përgjigje të një shkrimi në gazetën RD, zoti Brojka përsëriti krejtësisht tezat e Fatos Nanos dhe të atyre që ai përfaqëson, duke shkelur mbi votën besimin dhe gjakun e demokratëve për mbrojtjen e vlerave demokratike”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego