Alibeja: Shqipëria po rimbillet me kanabis

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me dokumentarin e publikuar nga televizioni publik italian RAI mbi fuqizimin e mafias shqiptare në trafikun e kokainës. Nëpërmjet një deklarate për shtyp të bërë nga Enkelejd Alibeaj, opozita thotë së Shqipëria po rimbillet me kanabis.

“Shqipëria po rimbillet me kanabis, se krimi i organizuar shqiptar është i mbështetur në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe se Shqipëria është qendra e shpërndarjes në Europë të kokainës nga Amerika Latine dhe heroinës dhe Afganistani. As heshtja e Edi Ramës, as fshehja e Sandër Lleshajt dhe as mashtrimet e Ardi Veliut nuk e ndryshojnë dot të vërtetën e mësuar ndërkombëtarisht se Shqipëria operon si një narkoshtet”. /tvklan.al