Legjenda braziliane e futbollit Pele është shtruar në spital të mërkurën. Mediat braziliane raportojnë se Pele ishte dërguar në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paulo të Brazilit. Por vajza e tij tha se nuk kishte asnjë urgjencë dhe kishin shkuar në spital për mjekimin.

Pele u operua në Shtator 2021 dhe mjekët i hoqën një masë tumorale nga zorra e trashë e që prej asaj kohe është ndjekur rregullisht me mjekim në spital.

Por media “ESPN Brasil” raporton se legjenda 82-vjeçare kishte shfaqur probleme kardiake dhe dyshohet se seancat e kimioterapisë nuk po jepnin efekt. /tvklan.al