Martini karikon Teutën, nuk pranon befasi në ndeshjen e parë 

Një javë pasi u eliminua nga UEFA Champions League, Teuta rikthehet të luajë sërish në arenën ndërkombëtare. Skuadra durrsake pret në stadiumin “Niko Dovana” andorianët e Inter Escalda në raundin e dytë të Conference League. Një rival dukshëm inferior për ekipin e trajnerit, Edi Martini, me teknikun shkodran që gjithsesi kërkon të mbajë të karikuar të tijët para këtij dueli.

Në ndryshim me ndeshjet e tjera të sportit, ne duhet të shikojmë lojën tonë, të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë, mos të merremi shumë me mënyrën e lojës së kundërshtarit, por të bëjmë mirë lojën tonë, mënyrën e daljes në sulm dhe përqendrimi maksimal që duhet të kemi në fushën e lojës, shpresojmë që do t’ia dalim. Ne kemi shanse shumë, por letra s’është gjithçka. Pavarësisht cilësive tona dhe të kundërshatarit duhet të jemi 100% të mobilizuar në fushë”, tha trajneri Martini.

Optimist për fitore është shfaqur dhe mesfushori i huazuar nga Lokomotiva e Zagrebit, Sherif Kallaku.

Do të mundohemi ta mbyllim që në ndeshjen e parë sepse pastaj për ndeshjen e kthimit do të jetë shumë problem”.

Takimi mes Teutës dhe Inter Escalda do luhet të enjten duke nisur nga ora 19:00.

Klan News