Një kamion është përfshirë nga flakët e zjarrit mëngjesin e sotëm rreth orës 06:35.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tragjas të Vlorës, ku traileri i kamionit u dogj pjesërisht. Mjeti është në pronësi të 34-vjeçarit me iniciale A.D., thotë policia.

Nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, nëse kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme apo ngjarje aksidentale. /tvklan.al