Balluku: Në Maj të 2022, segmenti do të jetë gati

Në tunelin e Skërficës një nga veprat më të rëndësishme të aksit të ri rrugor Kardhiq-Delvinë kanë përfunduar gërmimet në të gjithë gjatësinë prej më tepër se 1 km, dhe po vazhdon puna për plotësimin e të gjithë elementëve të tjerë të nevojshëm.

Ministrja Balluku që inspektoi punimet garanton se ky segment që lidh Gjirokastrën e Tepelenën me bregdetin e Sarandës do të përfundojë përpara sezonit turistik të vitit të ardhshëm.

Paralelisht me tunelin kryesore ku do të bëhet lëvizja e automjeteve po ndërtohet dhe një tunel me gjysmën e gjatësisë që do të jetë tuneli i emergjencave.

Projekti i kësaj rruge me gjatësi 32 km e që shmang Qafën e Muzinës për të kaluar nga Tepelena dhe Gjirokastra për në Sarandë, është tenderuar në 2009 por pas ndërprerjes disa vjeçare punimet nisën në Qershor të 2018.

Tv Klan