Militantet e opozitës kanë zhvilluar një protestë para KZAZ nr. 19 në Dibër. Ata kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e brendshme të shkollës, por nuk janë lejuar nga policia.

Kjo e fundit ka reaguar me gaz lotsjellës. Situata e tensionuar në shkollën e mesme “Nazmi Rushiti” vijoi prej disa minutash. Vazhdimisht kishte përplasje fizike mes protestuesve të opozitës dhe forcave të policisë që kanë marrë në ruajtje objektin./ABC News Albania 24/7