Peshëngritësit dhe federata kërkojnë që pezullimi 2-vjeçar nga gara nën kujdesin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar të hiqet. Me anë të Komiteti drejtues i është dërguar një kërkese KOKSH-it ku shkruhet se vendimi nuk është bazuar në ligjin e sportit më saktë në Nenin 5, pika 1.

“Të ushtruarit e sportit është një drejtë e të gjithë shtetasve të Republikës së Shqipërisë. Askush nuk mund të privohet nga kjo e drejtë pa shkak të mbështetur në ligj”.

Sipas federatës dhe grupit të peshëngritësve po shkelet pavarësia e tyre. Në shkresë shkruhet se vendimi i datës 26 mars të Komiteti Ekzekutiv të KOKSH-it u dërgua në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes vetëm më 2 maj. Sportistët pak ditë më parë protestuan edhe në zyrat e KOKSH-it ku nuk munduan edhe përplasjet. Nga ana tjetër Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar pretendon se është mbështetur në orientimet e organizmave ndërkombëtarë për këtë vendim. Sipas KOKSH-it problemet e dopingut dhe keqmenaxhimi i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes solli këtë vendim.

Tv Klan