FDA i jep autorizimin e plotë për përdorimin te personat mbi 16 vjeç

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave miratoi vaksinën e parë COVID-19. Bëhet fjalë për vaksinën me ARN, e njohur si vaksina Pfizer-BioNTech dhe tani do të tregtohet si Comirnaty, për parandalimin e sëmundjes COVID-19 tek individët 16 vjeç e lart. Vaksina gjithashtu vazhdon të jetë e disponueshme nën autorizimin e përdorimit emergjent, përfshirë për individët nga 12 deri në 15 vjeç dhe për administrimin e një doze të tretë në individë të caktuar me imunitet të ulët.

Vaksina Pfizer-BioNTech, ka qenë e disponueshme nën një përdorim emegjent që nga 11 Dhjetori 2020, por me këtë vendim të fundit ajo është e para vaksinë me autorzim të plotë për t’u tregtuar.  

 Për këtë vendim FDA është bazuar në të dhënat e studimit të fazës së katërt dhe të fundit klinike, për individët 16 vjeç e lart, ku morën pjesë 18,000 individë që morën vaksinën. Vaksina ishte 95% efektive në parandalimin e sëmundjes COVID-19. Tashmë Comirnaty do të jetë një vaksinë në shitje për imunizimin aktiv për të parandaluar sëmundjen e COVID-19 tek individët 16 vjeç e lart.

Komisioneria e FDA Janet Woodcock këtë vendim e ka  konsideruar si një ditë historike në ecurinë e pandemisë së COVID-19. Ndërkohë ky vendim do të shtojë besimin e njerëzve për t’u vaksinuar me një vaksinë të sigurt dhe efikase.

Klan News