KRUJË | Rreth orës 18:50 të kësaj të shtune, Arben Dedja shkoi në spital për ndihmë mjekësore, pasi kishte mbetur i plagosur me armë zjarri. 61-vjeçari nga Kruja, pronar i një fasonerie, ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në një njoftim për mediat, policia thotë se shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë një konflikti i çastit, por pa dhënë detaje të tjera. As autori i kësaj ngjarjeje nuk dihet ende.

Në polici mësohet se janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, si dhe janë sekuestruar pamjet filmike, që pritet të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të plagosjes dhe identifikimin e autorit.

Autoritetet policore thonë gjithashtu se vijon krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit për kapjen e autorit./tvklan.al