Arrestohet autori Zyhdi Shpejtimi. 44-vjeçari Bledar Troshani dërgohet në spital me plagë të shumta

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në qendër të qytetit të Shkodrës, ku një person ka mbetur i plagosur pasi është goditur disa herë me thikë. I lënduar me plagë të shumta mbeti Bledar Troshani, i cili u transportua në spital.

Policia arrestoi autorin, që është 78-vjeçari Zyhdi Shpejtimi, i cili mësohet se është daja i Troshanit, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sherri mes tyre ndodhi pranë Drejtorisë së Tatimeve.

Klan News