Pushues të shumtë në Shëngjin dhe Velipojë

As ulja e temperaturave apo moti i paqëndrueshëm, nuk i kanë zmbrapsur pushuesit t’i drejtohen zonave bregdetare. Plazhet e vendit kanë qenë të frekuentuara edhe në këtë fundjavë të parë të Shatorit.

Në bregdetin e Shëngjinit, krahas pushuesve vendas, janë ende qytetarët nga Kosova të cilët i mbeten besnik plazhit me rërë dhe të pasur me jod. Të shumtë ishin këtë të diel edhe pushuesit edhe që kishin zgjedhur plazhin e Velipojës.

Madje fluksi ishte aq i madh sa nuk bënte asnjë dallim edhe nga periudha e pikut të pushimeve. Ndryshe paraqitej situata në Vlorë, ku moti I vrenjtur bëri që numri I pushuesve të ishte mjaft i vogël.

Tv Klan