Polemika të shumta pas ndeshjes Juventus – Sampdoria e luajtur të shtunën në Torino. Në faqen zyrtare të Sampit fillimisht i shfaq një reagim.

“Përfundon 2 – 1 në Torino. Një penallti i diskutueshme e Ronaldo me ndihën e VAR që përfundon me fitoren e bardhezinjve. U tallën me Sampin” –

shkruhet në profilin Twitter të skuadrës. Një deklaratë e fortë që më pas u zbut me një kërkesë për falje.

Në zemërimin e çasteve të fundit nuk kemi qenë të kthjellët për të shprehur zhgënjimin tonë. Kërkojmë me përulësi falje”

– lexohet në deklaratën e dytë. Gjithsesi nuk mbeti me kaq pasi trajneri i Spamdoria, Marco Giampaolo në konferencën pas takimit shkoi më tej.

Marco Giampaolo, trajner i Sampdoria:

Për mua moralisht ndeshja u mbyll 2 – 2. Po të komentojmë episodet, goli i anuluar, penalltia e dhënë për Juventus. Penallti absurde. Unë në Torino nuk e jap këtë penallti për Juven nuk e jap edhe nëse ma thotë vetë Jezu Krishti.

Polemika që nuk çojnë askund vend për trajnerin e Juventus, Massimiliano Allegri dhe këto gjëra ndodhin vetëm në Itali. Pakënaqësi për gjykimin pati edhe nga ana e Lazio.

Drejtori sportiv, Igli Tare tha se mbeti totalisht i hutuar nga arbitrimi i takimit. Ndeshja Lazio – Torino u mbyll në barazim 1 – 1 dhe u akroduan dy kartonë të kuq, nga një për secilin ekip.

Tv Klan