“Shqiponjat” e udhëhequr nga Levandovski do të ndeshen në Shën Petërburg ndaj “Falkonjve” të Hamsik

Polonia do të përballet me Sllovakinë në takimin e parë të Grupit E në Shën Peterburg në orën 18:00.

Polonia këtë vit ka fituar vetëm ndaj Andorrës. Pika më e fortë e “Shqiponjave” është Robert Levandovski . Me përfaqësuesen, ai ka luajtur në 119 takime dhe ka realizuar 66 gola.

Do të jetë detyra e golashënuesit më të mirë të Bundesligës në këtë sezon që të udhëheqë ekipin drejt suksesit. Leva është në një formë mjaft të mirë, ku realizoi 41 gola në këtë vit futbollistik dhe theu rekordin e Gerd Muller-it, që e mbante prej 49 vitesh.

Në Europianin e shkuar, Kombëtarja polake shkoi deri në të1/8, ku u mund me penallti nga Portugalia, që fitoi trofeun. Sllovakia ka humbur vetëm 1 nga 7 takimet e fundit, përfshirë miqësoret.

Dy fitore i arriti ndaj Rusisë dhe Skocisë. Në miqësoret e Qershorit para Euro 2020, Sllovakia barazoi me Bullgarinë dhe Austrinë.

“Falkonjtë” janë një ekip pa yje, më të njohur janë interisti Milan Skriniar dhe legjenda Marek Hamsik. Ata do të tentojnë të përsërisin suksesin e Europianit të shkuar.

Klan News