Klasike apo Jazz? Është kjo pyetja që të lind teksa dëgjon Pierre Yves Plat të luajë në piano. “Pranvera e Frankofonisë” solli për publikun shqiptar në Universitetin e Arteve një koncert nga pianisti francez.

Duke iu larguar kornizave të zakonshme, Yves Plat arriti të sjellë artin e vetë në skenë nëpërmjet virtuozitetit dhe gjithashtu fantazisë në interpretim.

39-vjeçari bëri spektakël duke ndërthurur improvizimet e tij profesionale me disa prej pjesëve që kishte përzgjedhur duke nisur nga Shopeni, Rei Çarls, Bah, Bethoven dhe Stivi Uonder.

Personaliteti i tij dhe ajo që dukej si një ndjenjë e lindur e ritmit të krijuar me mjaft mjeshtëri me tingujt e pianos e bëri publikun ta duartrokiste disa herë Pierre Yves Plat.

Tv Klan