Skuderia britanike gati për Botërorin e Formula 1


Pritja për të parë makinën e parë zyrtare të Formula 1 për sezonin e ri i erdhi fundi. Është skuderia britanike McLaren ajo që ka prezantuar përpara publikut makinën që do të përdorin dy pilotët e saj për sezonin që pritet të nis në muajin mars.

Me një dizajn të ngjashëm me atë të sezonit të shkuar, njëvendëshja britanike ka zbritur në pistën e Silverstone për të kryer edhe 100 kilometrat e lejuara nga FIA, që lejon skuderitë për arsyeje komerciale dhe publicitare. Këtë vit, McLaren do të përdorë motorin Mercedes dhe do të quhet McLaren MCL35M.

Dy pilotët e McLaren këtë vit janë australiani Daniel Ricciardo dhe britaniku Lando Norris. Pritshmëritë janë të mëdha nga makina britanike, që sezonin e shkuar u rendit e treta në botërorin e Formula NJË. Ndërkohë lajme të mira për pilotin 2 herë kampion bote, Fernando Alonso, që ka lënë spitalin pas aksidentit me biçikletë.

Klan News