Vetem 3 ditë kanë mbetur nga fillimi i festivalit më të madh në Europën Juglindore. Sunny Hill është shfaqja që do të mbledhë në Kosovë yjet me famë ndërkombëtare.

Dua Lipa do të vijë për herë të parë në Prishtine. Këngëtarja shpreson që kjo të kthehet në një traditë për kryeqytetin kosovar. Përgatitjet per të ndërtuar skenën kanë fillluar prej disa javësh dhe pritet të jetë madhështore.

Ndërsa organizatorët bëjne më dije se shitja e biletave ka arritur në një numër rekord. Për tre ditë dhe netë tingujt e muzikës më të mirë në botë do të rrethojnë Prishtinën.

DJ i famshëm Martin Garrix, reperi me origjinë shqiptare Action Bronx dhe Albert Stanaj do të ngjiten në skenë. Ata do të mirëpriten nga disa artistë shqiptarë, si Ledri Vula, Gjiko, Lumi B, Dafina Zeqiri dhe Kida.

Klan Plus