Mbyllet protesta e 28 nëntorit, përplasje të forta mes policisë e protestuesve
Është mbyllur pas më shumë se dhjetë orësh protesta kombëtare e qytetarëve e zhvilluar sot më 28 Nëntor, në Ditën e Pavarësisë.
Protesta kishte përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë, ku beteja më e madhe u zhvillua para kryeministrisë dhe tek sheshi “Skënderbej.
Protestuesit hodhën gurë e molotovë në drejtim të efektivëve, ndërsa këta të fundit u përgjigjen me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.
Qetësohet situata, policia shpërndan protestuesit
Është qetësuar situata pas disa orëve përplasje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve.
Molotov, gurë, gaz lotsjellës dhe ujë me presion janë hedhur mes palëve për orë të tëra.
Situata tani duket e qetë ndërsa policia ka marrë kontrollin e sheshit “Skënderbej”.
MSH: 30 të lënduar paraqiten në Spitalin e Traumës, mes tyre nëntë policë dhe 12 protestues
Ministria e Shëndetësisë ka bërë përditësimin e fundit sa i përket të lënduarve në protestë që janë paraqitur në spital.
Sipas njoftimit zyrtar, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 30 persona të lënduar, mes tyre 9 efektivë policie, 12 protestues, 6 përfaqësues të medias dhe 3 kalimtarë. Një prej gazetarëve është shtetase e huaj.
Nga efektivët e policisë, dy janë transferuar për trajtim në QSUT. Ndërkohë, një protestues dhe një përfaqësues i medias kanë lënë Spitalin e Traumës.
Ministria bën me dije se aktualisht në QSUT po marrin trajtim 26 pacientë, të gjithë në gjendje shëndetësore stabël.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
PËRDITËSIM informacioni mbi të lënduarit gjatë protestës 28 nëntor 2026, ora 18:00
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës së sotme:
Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 30 të lënduar:
•9 efektivë policie, (dy prej të cilëve janë transferuar në QSUT)
•12 protestues, një prej të cilëve ka lënë spitalin, me këshillën e mjekut.
•6 përfaqësues të medias (një prej tyre shtetase e huaj). Një përfaqësues i medias ka lënë spitalin, me këshillën e mjekut.
•3 kalimtarë.
Aktualisht, në QSUT po marrin trajtim 26 pacientë.
Të gjithë në gjendje shëndetësore stabël.
Në QSUT deri tani janë paraqitur:
•3 efektiv policie
•Një protestues
•Një punonjës sigurie
Aktualisht, 4 të lënduar kanë lënë spitalin.
Protestuesit gjuajnë më gurë makinat e policisë, efektivët largohen me vrap
Ka dështuar tentativa e policisë për të shpërndarë protestuesit.
Këto të fundit kanë gjuajtur me gurë dhe sende të forta drejt makinave të policisë.
Protestuesit madje i kanë ndjekur me vrap efektivët duke i detyruar të tërhiqen teksa përplasjet janë zhvendosur tashmë në rrugët e Tiranës.
Ujit me presion nuk i shpëtojnë as gazetarët, policia nis zmbrapsjen e protestuesve
Policia ka nisur ofensivën për të zmbrapsur protestuesit.
Përplasjet janë fokusuar tek sheshi “Skënderbej”, ku është hedhur sasi e madhe gazi dhe uji nga ana e policisë.
Ujit me presion nuk i kanë shpëtuar as gazetarët teksa raportonin pranë sheshit “Skënderbej”.
Protestuesit rrëzojnë dronin e policisë

Vijojnë përplasjet mes policisë dhe protestuesve në protestën kombëtare.
Gurë, molotov, gaz lotsjellës dhe ujë me presion janë hedhur mes palëve.
Gaz lotjsellës është hedhur edhe nga ajri me dronë nga ana e policisë.
Pikërisht një nga këto dronë është rrëzuar nga protestuesit.
NDIQNI PROTESTËN LIVE
Lëndohet efektivi në sheshin “Skënderbej”, transportohet me ambulancë në spital
Një efektiv i policisë ka mbetur i lënduar nga përplasjet në protestë.
Gjatë përplasjeve në Sheshin “Skënderbej” me protestuesit, efektivi nuk është ndjerë mirë dhe ka rëndë në tokë.
Efektivi më pas u shoqërua me ambulancë drejt spitalit.
Tentohet t’i vihet flaka Ministrisë së Bujqësisë, policia shpërndan turmën me ujë e gaz lotsjellës
Protestuesit kanë tentuar t’i vendosin flakën Ministisë së Bujqësisë.
Sapo janë afruar tek hyrja e Ministrisë, ata kanë hedhur molotv duke bërë që hyrja e këtij institucioni të përfshihet nga flakët.
Menjëherë ka ndërhyrë policia që ka shpërndartë turmën me ujë dhe gaz lotjsellës.
Protesta/ MSH: 19 të lënduar, mes tyre gjashtë policë, katër gazetarë dhe nëntë protestues
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale përmes një njoftimi të minutave të fundit bën me dije se në spitalin e Traumës janë paraqitur 17 të lënduar.
Sipas njoftimit, pesë janë efektivë policie, katër përfaqësues të mediave dhe tetë protestues.
Ndërsa në QSUT janë paraqitur për ndihmë mjekësore në efektiv policie dhe një protestues.
Njofimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
PËRDITËSIM informacioni mbi të lënduarit gjatë protestës 28 nëntor 2026, ora 15:15
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës së sotme:
Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 17 të lënduar:
– Pesë efektiv policie
– Katër përfaqësues të medias (një prej tyre shtetase e huaj)
– Tetë protestues
Të gjithë në gjendja shëndetësore stabël.
Në QSUT deri tani janë paraqitur:
•Një efektiv policie
•Një protestues












Botërori 2026 
