Sërish protesta në Londër. Mijëra njerëz, pa maska dhe pa respektuar distancimin social kanë dalë në sheshin Trafalgar kundër gjendjes lockdown. Janë verifikuar përplasje me forcat e policisë, si pasojë e të cilave 4 agjentë kanë mbetur të plagosur dhe gjithashtu disa manifestues.

Në shesh ishin të pranishëm rreth 15 mijë manifestues, me pankarta dhe slogane kundër masave shtrënguese për coronavirusin. Forcat e rendit kanë ndërhyrë, veçanërisht pas hedhjes së sendeve të forta në drejtim të tyre nga ana e protestuesve. Situata më pas u tensionua dhe policia tentoi të boshatiste të gjithë zonën, duke përdorur edhe shkopinj gome ndaj manifestuesve.

Në sheshin Trafalgar edhe një javë më parë pati një tjetër manifestim, kundër masave anti-covid, slogan kryesor i tyre ka qenë mos dakordësia për vaksinën dhe kundër karantinës dhe masave shtrënguese për Covid-19.

Në shesh i pranishëm ishte edhe David Icke, një ndër liderët kundër masave shtrënguese e karantinës, që mbështet teroinë konspirative se përhapja e coronavirusit është e lidhur me teknologjinë 5G.

Klan Plus