Përcjell mesazh për gratë që të kërkojnë të drejtat e tyre

30 qirinj për një bukuroshe si Rita Ora. Këngëtarja me prejardhje shqiptare sot feston ditëlindjen dhe me këtë rast ajo është përzgjedhur si imazhi i revistës Numero Berlin. Në këtë 30 vjetor Rita Ora gjatë intervistës ka folur për të gjitha shkallët e suksesit, ambiciet e saj për të ardhmen, si dhe për projektet e bashkëpunimet që ka realizuar ndër vite. Rita Ora deklaroi gjithashtu se gratë në industrinë e muzikës ende duhet të luftojnë ‘çdo ditë’ për paga dhe të drejta të barabarta.

Ne si gra po luftojmë çdo ditë që të kemi pagë të barabartë, të kemi një zë të barabartë, të jemi në gjendje të mos gjykohemi, të shprehim feminilitetin tonë në një mënyrë ku nuk minon fuqinë tonë”, është shprehur ajo.

Përveç muzikës, Ora ka gëzuar suksese të mira edhe në fushën e televizionit dhe filmit. Ajo e ka portretizuar motrën e Christian Grey-t në filmat “Fifty Shades of Grey”. Jo vetëm kaq, por bukuroshen shqiptare do ta shikojmë edhe në filmin Twist që njëherazi është edhe kryevepra e shkrimtarit  Charles Dickens, ku Rita është përzgjedhur për të luajtur rolin kryesor, atë të hajdutes Artful Dodger. Këngëtarja nuk ishte parë kurrë kështu në versionin e aktores. Sipas Sky Cinema ky film është një aventurë e vërtetë dhe mediat shkruajnë se Rita ka shkëlqyer në të.

Rita përgjatë kësaj kohe në tregun ndërkombëtar ka arritur të korrë suksese të mëdha duke u shndërruar në një nga artistet më me ndikim në botë. 30-vjeçarja ka edhe një biznes të quajtur “Rita Ora Home”. Angazhimi i saj në biznes, me linjën e saj të dekorit për dhoma ndenjeje dhe gjumi nuk do ta pengojë Ritën të bëjë muzikë edhe në vazhdimësi.

Klan Plus