Protestat studentore në mbështetje të palestinezëe të Rripit të Gazës, përveçse janë shtrirë anembanë Shteteve të Bashkuara, po përhapen edhe në vende të tjetra të perëndimit. Pamjet tregojnë pushtimin e Universitetit “Sions Po” të Parisit, në shenjë proteste kundër qasjes së butë të qeverisë franceze ndaj qeverisë izraelite për sulmin brutal, sipas tyre në Rripin e Gazës që po u shkakton vuajtje të mëdha civilëve atje prej gati 7 muajsh.

Në Shtetet e Bashkuara, manifestimet studentore përfshinë edhe Universitetin Xhorxh Uashington në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara. Protestat janë përfshirë nga veriu në jug deri në Los Anxheles, ku drejtuesit e Universitetit të Kalifornisë u detyruan të shtyjnë ceremoninë e diplomimit.

Manifestuesit në Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë prej 1 jave ndihmën financiare 26 miliardë Dollarëshe të Shteteve të Bashkuara, për ushtrinë izraelite. Ndërkaq, në kufijtë e Rripit të Gazës ka nisur grumbullimi i tankeve, që sipas agjencisë Reuters, mund të jenë duke u përgatitur për nisjen e sulmit tokësor në Rafah, që kundërshtohet nga Uashingtoni dhe aleatët perëndimorë.

Tv Klan