Qindra tifozë kuqezinj janë mbledhur pasditen e sotme para kryeministrisë në Tiranë për të protestuar kundër vendimit të një gjykate kroate për ekstradimin e Ismail Morinës në Serbi.

Protesta në kryeqytet vjen pas vendimit të një gjykate në Dubrovnik për ekstradimin e njeriut që valëviti flamurin “Autochthonous” në stadiumin e Beogradit në tetor të vitit 2014, kur Kombëtarja jonë përballej me Serbinë.

Protestuesit kënduan këngë patriotike dhe kërkuan nga kryeministri Rama dhe autoritetet shqiptare të bënin gjithçka për mos-ekstradimin e Morinës në Beograd.

Ismail Morina njihet si njeriu që ngriti mbi Stadiumin e Partizanit në Beograd dronin me flamurin me mbishkrimin “Autochthonous”, në një kohë që autoritetet serbe kishin ndaluar rreptësisht shfaqjen çdo simboli shqiptar gjatë ndeshjes së vlefshme për Eliminatoret e Euro 2016./tvklan.al