“Presidenti i Malit të Zi është një tradhtar”

Ka nisur në emër të studentëve një protestë dhe lutje. Kanë marrë bekimin e patriarkut serb Irinej për ta shprehur mbështetjen për serbët në Mal të Zi. Pavarësisht se ligji u miratua duket se reagimet janë vetëm në fillimin e tyre. Protestuesit kërkojnë një rezolutë në mbështetje të serbëve në Mal të Zi dhe përfshirjen e shtetit në negociata për zgjidhjen e problemit. Shumë profesorë e figura publike që u drejtuan nga kjo protestë thanë se Podgorica po bënë atë që asnjë okupator nuk e ka bërë.

Protestuesit që thonë se do të nisin një seri protestash në mbështetje të kishës serbe që javën e ardhshme. Ata janë nisur për marshim në qytet dhe më pas në kishën e Patriakanës për lutje bashkë me krerët e kishës. Rrugës thërrasin se Kosova është zemra e Serbisë dhe presidentin malazez e quajnë shqiptar dhe tradhtar. Patrariku Irinej në fund i ka pritur tek kisha dhe ka shërbyer lutje për besimtarët dhe zgjidhjen e problemit.

Këto ngjarje kanë ndarë edhe më shumë serbët dhe malazezët që dikur ishin një. Shumë kanë bërë apel për dialog në mes të Kishës dhe Malit të Zi pasi klerët besojnë se do të ngelin pa tempuj pas miratimit të ligjit për liritë fetare.

Tv Klan