Kështu duken ambientet e brendshme të parlamentit në Hong Kong, pas mësymjes së protestuesve antiqeveritarë. Ngado mure të shkarravitur me grafiti dhe simbole zyrtare të fshira.

Qindra manifestuesit të grupimit “Këshilli Legjislativ” pushtuan sallën e parlamentit më 1 Korrik, ditën e 22-vjetorit të rikthimit të autoritetit të Kinës mbi Hong Kongun pas 156 vitesh administrim nga Britania e Madhe.

Pushtimi i parlamentit zgjati vetëm pak orë. Policia ndërhyri duke nxjerrë me forcë protestuesit nga salla. Guvernatorja e Hong Kong-ut dënoi mësymjen në sallë nga protestuesit dhe paralajmëroi se ata do të ndiqen penalisht.

Prej javësh në Hong Kong protestohet masivisht kundër një pr/ligji të propozuar nga qeveria e mbështetur nga Pekini për lejimin e ekstradimeve të të dënuarve drejt pjesës tjetër të territorit kinez. Manifestuesit e quajnë atë shkelje të autonomisë dhe të parimit “një shtet, dy sisteme” nga autoritetet në Pekin.

Tv Klan