Sulmuesi belg thuhet se do të largohet nga Real Madrid këtë verë

Hazard i’u bashku Real Madridit në vitin 2019, por duket se në asnjë moment nuk ka arritur të ambientohet në futbollin spanjoll.

Ai ka vuajtur nga dëmtime  të shpeshta dhe te ‘Los Blancos’ duket se janë lodhur duke pritur rikthimin e shkëlqimin e tij në fushë.

Ndërkohë mediat spanjolle raportojnë se Hazard mund të largohet nga Reali në verë, për t’iu bashkuar gjigantit francez Paris Saint Germain.

Parisienët kanë shfaqur edhe më parë interes për lojtarin 30-vjeçar, por duket se kjo verë do të jetë kyçe për transferimin e tij tek PSG.

Kampioni në fuqi i Francës po e ndjek me vëmendje situatën e Hazard në Madrid dhe pritet të bëjë një ofertë zyrtare në verë.

Transferimi i Hazardit besohet se do t’i kushtojë klubit francez rreth 50 milionë euro.

Nëse Eden Hazard do të transferohet te PSG, për futbollistin belg do të ishte një rikthim në ‘Ligue 1’ pasi më parë ka luajtur për Lille.

Klan News