Vladimir Lame: Gazetari Vladimir Lame nga Shqipëria, nga gazeta “Tirana Observer”. Faleminderit për aprovimin e kandidaturës së Shqipërisë për t’u bërë anëtar në NATO. A mendoni se kjo do të sjellë paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe së dyti, presidenti i ri amerikan a do të mbështesë Kosovën për anëtarësimin në Kombet e Bashkuara dhe për njohjen e mëtejshme të këtij shteti të ri?

Barack Obama: “Pikë së pari jemi shumë krenarë për Shqipërinë dhe Kroacinë. Ato kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme, reforma të jashtëzakonshme për të parë këtë ditë të bëhet realitet. Ne jemi mirënjohës për këto. Përsa i përket Ballkanit mendoj se për shkak të veprimeve të NATO-s, për shkak të ndihmës evropiane, për shkak të punës së jashtëzakonshme që ne kemi bërë. Kemi parë një stabilizim, një qëndrueshmëri të situatës, por disa nga këto arritje janë të brishta dhe unë jam i shqetësuar, tejet i shqetësuar për impaktin e krizës ekonomike që mund të ketë në këtë rajon dhe aftësitë e këtyre vendeve të rajonit për të qëndruar të fokusuar në arritjen e paqes dhe të zgjidhin diferencat mes tyre nëpërmjet negociatave. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për Ballkanin, por ka qenë një politikë e vërtetë që është aprovuar edhe në samitin e G20-tës, dmth kemi krizën financiare që lëviz, që u zgjerua në një krizë akoma më të thellë, më të gjerë, globale dhe mund të çojë dhe në një krizë politike globale, ndaj ne duhet ta vëzhgojmë këtë krizë me kujdes të jashtëzakonshëm, duhet të bëjmë, duhet të luajmë një rol konstruktiv si fillim duke rregulluar ekonominë, ndaj kemi një rol të jashtëzakonshëm për të luajtur në këtë situatë. Kemi një rol specifik në tregjet botërore, sidomos në shtetet ballkanike. Duhet të sigurohemi që ekonomitë e tyre janë të qëndrueshme gjatë kësaj krize. Kjo do të ndihmojë edhe në çështje më të gjëra të pajtimit politik. Faleminderit të gjithëve!”/tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle