Një incident ka ndodhur me Presidentin francez Macron këtë të martë në qytetin Drôme ku po zhvillonte një vizitë.

Macron u afrua për të takuar disa qytetarë, por në këtë moment, njëri prej tyre e goditi me shuplakë në fytyrë.

Dy persona u arrestuan pas këtij incidenti. Në pamje shihet teksa trupa shoqëruese e Presidentit francez ndërhyn menjëherë pasi qytetari goditi kreun e shtetit francez. /tvklan.al