“Do fusim konceptin e nëpunësit digjital”

Të rinjtë shqiptarë që jetojnë dhe punonë në vende të ndryshme të botës dhe që i janë përgjigjur nismës qeveritare “Gati për Shqipërinë” kanë zhvilluar një takim online me kryeministrin Rama, të cilit i kanë paraqitur dhe idetë në fushat që ata janë të gatshëm për të kontribuar në vendin e tyre.

Vëmendjen e kreut të qeverisë e tërhoqi në veçanti një juriste në Londër.

Kreu i qeverise bëri të ditur se falë reformimit të administratës shtetërore çdo kush mund të kontribuojë për zhvillimin e vendit pa qenë nevoja që të paraqitet fizikisht në vendin e punës.

“Nuk e di a ju ka rënë në vesh që ndërkohë ne po punojmë për të bërë ndryshim për organizimin e administratës. Duke futur konceptin e nëpunësit digjital, e do të shohim më tutje. Do të jetë e mundur të organizojmë një hapësirë, ku kontributi mund të jepet nga jashtë e të jetë konstant, me detyra të caktuara, me arsye të caktuara, për të ndjekur punën, pa qenë të detyruar të jemi 8 orë, por duke komunikuar sipas nevojave dhe treguar punën sipas produktit”.

Konsulenca ligjore, ekonomike, administrative  ishin disa nga fushate ku të rinjtë u ofruan për të ndihmuar Shqipërinë me prezencë fizike apo në distancë.

Tv Klan