Kombëtarja e mbylli rrugëtimin e saj në Europian pas humbjes me Spanjën, por kryeministri mendon se ka vend për një falenderim për djemtë e Silvinjos, për atë çka treguan gjatë këtij kompeticioni.

Ai shkruan se kuqezinjtë e kryen misionin e pamundur, duke luajtur futbollin më të mirë ndonjëherë në historinë e skuadrës kombëtare, çka mori mbështetjen fantastike të tifozëve shqiptarë.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Rama shkruajti se skuadra jonë e re dhe me një potencial shumë premtues largohet nga ky Europian me kokën lart, për t’u rikthyer në fushë më tej me një eksperiencë shumë të vyer, e cila i mungonte krejtësisht përballë tre nga fuqive më të mëdha të futbollit që u përballën me një Shqipëri të vogël, por me dinjitet të pamohueshëm nga askush”.

Tv Klan