Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka drejtuar të tjera pyetje Kryeministrit Edi Rama në lidhje me tokën e pretenduar në Gjipe.

“1-A ke shpallur veten Edvin Gjipeja si kryetar i komitetit të investimeve strategjike në ndonjë nga vendimet tua si investitor strategjik në zonën e Jalës?

2- Në rast se keni përfshirë në zonën e investimit strategjik tokën e grabitur nga ti dhe familjarët e tu, atje lart në rripa malesh apo aty poshtë buzë detit dhe Kanionit të Gjipes, a mund të ju thuash ndonjë fjalë shqiptarëve?

3- Në rast se nuk i keni përfshirë në investimin strategjik të Jalës të 224 mijë metër katror tokë të grabitura në Gjipe, a keni përfshirë ndonjë parcelë prej tyre në këtë zonë”?

Tv Klan