“Pak minuta e ndajnë turpin nga dinjiteti i një bashkie”

Mbeturinat e shpërndara kudo nëpër një nga fushat e sportit përgjatë Lungomares në Vlorë, kryeministri Rama ka nisur t’i mbledhë vetë.

Fillimisht me duar dhe më pas me një qese për mbledhjen e mbeturinave, Rama nuk ka ngurruar të pastroje ambientin publik për t’u shprehur më pas se mjaftojnë pak minuta për t’i rikthyer dinjitetin komunitetit dhe bashkisë, që duhet të mirëmbajë dhe të pastrojë ambientet publike.

“Vetëm 3 minuta e ndajnë turpin, jo nga nderi, por nga dinjiteti i zakonshëm që duhet të ketë një qytet, një komunitet, por dhe një bashki. Ata që duhet ta mirëmbajnë këtë bëjnë mirë që ta pastrojnë dhe para se të lindin dielli, turistë të huaj e shqiptarë që ta shohin këtë pamje që është turp.

Një mesazh për mbajtjen e qytetit pastër e kishte edhe për qytetarët.

“Ata që luajnë këtu, bëjnë mirë që t’i mbledhin dhe mos t’i heqin të paktën”.

Prej disa javësh këshilltarët bashkiak të Vlorës kanë akuzuar kryebashkiakun Dritan Leli se ka braktisur detyrën dhe ka lënë qytetin pas shërbimet e nevojshme.

Tv Klan