Vepra e njohur si “Worn Out” personifikon të moshuarin e lodhur

Një muze holandez zbuloi një vepër të panjohur më parë nga Vincent van Gogh – një studim për një nga vizatimet e tij më të njohura si”Worn Out”.

Van Gogh kishte një interes të veçantë për njerëzit e zakonshëm ku ai kërkonte të shprehte emocionet“, tha drejtorja e Muzeut Van Gogh Emilie Gordenker. “Po dalim nga periudha e pandemisë duke u ndierë kështu dhe është e e mahnitshme që mund ta ndajmë këtë me vizitorët tanë”, tha ajo.

Vizatimi është në pronësi të një koleksionisti privat dhe kurrë nuk ishte njohur apo shfaqur më parë. Ndaj dhe për muzeun ishte një suprizë kur zotëruesi i saj u shfaq në muze. Vepra u identifikua lehtësisht nga studiuesi Teio Meenendorp. Punimi me përmasë 50 me 30 cm u realizua me mjetin e preferuar të vizatimit të Van Gogh, lapsin e një marangozi.

Vepra parashikohet së është realizuar në javët e fundit të nëntorit 1882 bazuar edhe në dy letrat që Van Gogh shkroi në 24 nëntor të atij viti. Ishte një periudhë e stabiliteti relativ për artistin ndërsa jetonte me një grua në Hagë. Van Gogh u kishte dhënë tituj veprave pjesërisht anglisht me shpresën se vizatimet e tij mund të vëreheshin e ta punësonin si një ilustrues në revista, por kjo nuk ndodhi kurrë.

Artisti holandez vuante nga një sëmundje mendore dhe e konsideronte veten si të dështuar derisa u vet vra me një armë zjarri në një fushë gruri.

Klan News