“Duhet të përfundojnë brenda afatit”

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, ka inspektuar këtë të premte punimet e dy shkollave të shkatërruara nga tërmeti i 26 Nëntorit, në Marikaj të Vorës.

Teksa theksoi se do të jenë me standartet e shkollave të BE, kreu i qeverisë vendosi edhe një afat për finalizimin e punës.

“Standarti do të jetë si shkollat e BE. Problem është afati. Shkolla të përfundojë më 26. Më 27 në mëngjesit nxënësit të hyjnë këtu në shkollën e re. Në 27 të mblidhet gjithë komunitet. Cilësia si sheshi Italia”.

Nuk e humbi rastin as për të porositur banorët e këtij fshati të vijojnë të kujdesin me masat ndaj koronavirusit.

“Jo nuk ka kaluar gjithçka, duhet të ruheni tamam, jo me dhënë dorën se është e rrezikshme”.

Këto dy shkolla janë pjesë e 129 të tjerave që do të rindërtohen pas dëmtimit nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Tv Klan