Është një privilegj që do pak persona. Finalja e Champions League mes Real dhe Liverpool që do të luhet në Kiev do të jetë një natë e paharrueshme.

Real Madrid do të përpiqet të mbrojë titullin për të tretën herë radhazi, ndaj sfidantit që kërkon të kurorëzohet sërish. Për spanjollët kjo është finalja e 16, me 12 fitore duke u bërë skuadra absolutisht me më shumë trofe.

Liverpool do të jetë në këtë finale për herë të 8. E ka fituar 5 herë trofeun. Të kualifikuara mes polemikash si skuadrat më të mira të Europës, Real dhe Liverpool do të masin forcat në “Olimpiyskiy Stadium” të Kievit më 26 maj.

UEFA zgjodhi kryeqytetin ukrainas për shkak të pjesëmarrjeve të vazhdueshme të skuadrave të Dinamos dhe Shakhtar në këtë kompeticion. Finalja do të luhet në arenën më shumë se 100-vjeçare të futbollit që tashmë është kthyer në një impiant me teknologjinë më moderne dhe që mund të mbajë deri në 7050 spektatorë.

Rekord ishte finalja e Superkupës së Europës 1975 mes Dinamo Kiev dhe Bayern Mynih ku morëm pjesë 102 mijë spektatorë. Impianti iu nënshtrua rikonstruksionit në 2012. Për këtë event edhe Adidas ka menduar të prodhojë një edicion të veçantë të topit të futbollit me ngjyrat e flamurit ukrainas të verdhe dhe blu.

Nga 70 mijë personat që do të kenë fatin të ndjekin ndeshjen, rreth 33 mijë do të jenë spanjollë dhe anglezë, pjesa tjetër tashmë i kanë blerë biletat e tyre, çmimi i të cilave arrin zyrtarisht deri në 450 euro. Pjesa më e madhe pjesëmarrësve ka prenotuar edhe hotelet, çmimet e të cilave kanë arritur deri në 800 euro nata, vetëm fjetje. 99% e hoteleve në Kiev tashmë janë rezervuar. Jo më pak se 400 euro kushton bileta e udhëtimit për në kryeqytetin ukrainas. Do të jetë një nga finalet më të shtrenjta në historinë e Champions League. Pritet të jetë edhe një nga më të bukurat për nga ana sportive.

Tv Klan