Një fitore në ndeshjen e radhës e shpall kampion

Real Madrid nuk ndalet më duke arritur një tjetër fitore që e afron me titullin. Suksesi 2-1 të hënën në fushën e Granada e mban sërish 4 pikë larg Barcelona, kur kanë mbetur edhe 2 javë për t’u zhvilluar.

Një sukses në sfidën e radhës me Villarreal në shtëpi do ta shpallte matematikisht kampion pa patur mendjen te Barça. Real Madrid ishte efektiv për të nëntë ndeshje radhazi qëkur u rikthye futbolli, pas ndërprerjes për shkak të pandemisë së Covid-19, ndërsa rivali kryesor, Barcelona, bëri të kundërtën.

Mendy dhe Benzama shënuan për madrilenët në pjesën e parë, që në minutat e para të lojës. Goli i Machis për Granada në pjesën e dytë ishte thjeshtë për statistikë me këtë ekip që shpreson për një mrekulli pjesëmarrjen në kupat e Europës.

Tv Klan