Madrilenët ngjiten në kuotën e 7 pikëve, Ancelotti nuk flet për Mbappe

Barazimi ndaj Levante është harruar shpejt në shtëpinë e Real Madrid. Klubi Los Blancos ishte minimaliste në transfertën e Real Betis duek fituar me shifrat 1-0, gjithsesi mjaftoi që të dalë me pikë të plota nga një fushë tepër e vështirë në Sevija. Miqtë nga kryeqyteti ishin kërkues që në minutat e para, por duhej të vinte minuta e 61-të që të kalonin në avantazh.

Karvahal mori një top të bukur nga Benzema dhe me një gjysmë-roveshatë tundi rrjetën. Kaq mjaftoi që sfida të ndizej, gjithsesi të mos prodhonte më shumë gola. Kështu Real Madrid siguron fitoren e dytë në tre javë kampionat, duke u ngjitur në kuotën e 7 pikëve në klasifikim, ndërsa për Betis kjo ishte humbja e parë pas dy barazimeve. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri i Real, Karlo Ançeloti pranoi se skuadra ka gjëra që i duhet për tu përmirësuar.

“Gjërat duken pozitive deri më tani, por ka edhe aspekte të tjera që duhet të përmirësohen. Jam mjaft i kënaqur me punën që po bëjnë lojtarët. Ne duhet të tregojmë intensitet më të mirë në aspektin mbrojtës. Sa i përket Mbappe nuk mund të flas për futbollistëve të klubeve të tjera”, është shprehur Carlo Ancelotti.

Klan News