Milan ka përfituar më shumë me golat në kohën shtesë

Trajnerët thonë vazhdimisht që ndeshja zgjat 90 minuta, por në fakt jo rrallë ndodh që ajo të vendoset në kohën shtesë.  Në Serie A ekipi që e shfytëzon më shumë këtë hapësirë është Milan pas 14 javëve të para.

Skuadra e Stefano Pioli që udhëheq klasifikimin ka përfituar 4 pikë me golat e realizuar pas minutës së 90’. Në këtë renditje Milan ndiqet nga Lazio që ka marrë 3 pikë në këtë moment të takimeve në kampionat.

Vetëm 1 pikë me golat e shënuar në kohën shtesë kanë përfituar Napoli, Inter, Fiorentina dhe Bologna. Pikërisht zikaltërit nëse ndeshja do të mbyllej në minutën e 90 do të ishin në krye me 32 pikë.

Një klasifikim më të mirë nëse takimi do të zgjaste aq sa koha e rregullt do të kishte Torino, pasi do të numëronte 5 pikë më shumë apo Parma e Spezia me nga 3 më tepër.

Tv Klan