“Nëse një industri vendase del nga tregu është shumë e vështirë për t’u rikthyer më, mallrat e saj i zëvendëson importi.”

Aktualisht dobësimi i Euros ka ulur mjaft forcën e eksporteve vendase.

Bizneset dhe ekspertët e ekonomisë kërkojnë që autoritetet të veprojnë menjëherë për të ndalur mbiçmimin e monedhës vendase. Edhe pse gjatë janarit euro pati një rikuperim në tregun vendas, sërish ekuilibri i saj është mjaft i ulët krahasuar me historikun shumëvjeçar të saj.

 “Jemi në një situatë që nuk mund ta lesh në dorë të tregut, me konceptin laizzes-faire.”

Selami Xhepa thotë se në situatën aktuale edhe vetë autoritetet mbikëqyrëse të tregut e kanë të vështirë ndërhyrjen. Banka e Shqipërisë ka rritur ndjeshëm rezervën valutore dhe kjo po i  shkakton humbje. Megjithatë ai shprehet se gjendet edhe një rrugëdalje, por nuk e rekomandon për Shqipërinë, për shkak se institucionet nuk janë të forta dhe mund të vendoset një precedent i

“Në kohën që Euro po dobëson prodhimin vendas, rezerva valutore është e lartë dhe borxhi publik është i lartë atëherë Banka e Shqipërisë mund të monetizojë një pjesë të borxhit, atë të jashtëm që është në euro, duke e blerë dhe kështu stabilizohet kursi dhe ulet borxhi publik.”

Në fund të vitit 2018-ë eksportet u rritën me 13.7%, por humbja nga mbiçmimi i monedhës kombëtare  llogaritet të jetë mbi 100 milion Euro.

Tv Klan