Bisedimet kanë ecur, por Barcelona kërkon që klubi portugez të paguajë menjëherë

E ardhmja e Rey Manajt do të jetë në kampionatin portugez. Barcelona ka përparuar në bisedimet me skuadrën e Famalikao-s për transferimin e sulmuesit kquezi.

Sezonin e shkuar, skuadra portugeze e mbylli kampionatin në vend të nëntë në renditje.

Sipas gazetës portugeze “A Bola”, të dyja palët kanë ngecur sa i përket mënyrës së transferimit.

Porugezët duan që ta huazojnë për një vit, e pastaj ta blejnë, kurse Barcelona kërkon që të bëhet që në këtë Verë likujdimi i futbollistit.

Nisur nga problemet financiare, nëse në arkat e klubit do të derdheshin të ardhura, kjo do të ndihmonte.

Manaj ka qenë një ndër futbollistët me të rëndësishëm për Barcelonën B. Ai ka kontratë deri në vitin 2023.

Manaj veshi fanellën blaugrana në Janar të vitit 2020, pasi u transferua nga Albacete. Për kartonin e tij u paguan 2 milionë euro.

Klan News