Rikthehen në kinema Charlie’s Angels, treshja e hetueseve seksi në ndjekje të keqbërësve.

Saga e famshme do të ketë si regjisore Elizabeth Banks, e cila do të ketë edhe rolin e eprores së 3 engjëjve në film.

Protagonistet do të jetë të gjitha të reja. Filmi është bërë i njohur me treshen Cameron Diaz, Drew Barrymore dhe Lucy Liu, por fytyrat e reja do të jenë Kristen Stewart, Naomi Scott dhe Ella Balinska.

Një kastë e gjitha femërore, që sipas kritikëve të kinemasë vjen si një sinjal mbështetës për lëvizjen #metoo, kundër dhunës ndaj gruas.

Filmi i ka fillesat në vitet 70-të si një serial, por fama e vërtetë erdhi në vitet 2000 dhe 2003, kur Charlie’s Angels prodhuan një fitim rreth 500 milionë dollarë në kinematë botërore.

Tv Klan